Kërcënohet sërish, Ministri i Brendshëm i Italisë. Në adresë të Matteo Salvinit ka mbërritur një zarf anonim me një plumb të kalibrit 22 mm.
Zarfi dhe plumbi i mbështjellë me letër alumini u morën për t”u analizuar nga policia.
“Mbi 100 kërcënime me vdekje kam marrë që nga dita kur u bëra ministër komentoi Salvini, ndërsa shtoi se mendjet e sëmura i japin forcë për të luftuar kriminelë të çdo tipi.