Trupi i nëntetares Zarife Hasanaj ,në arkmortin e mbuluar me flamurin kuq e zi, është nisur për në Shqipëri. Në bazën Camp Adazi në Letoni paraditen e sotme u organizua ceremonia e lamtumirës me pjesëmarrjen e efektivëve nga 10 vendet, pjesë e misionit “Enhanced Forward Presence”.
Në shenjë nderimi për kolegen e tyre që mbeti e vdekur në Letoni, efektivët e Forcave të Armatosura kanë formuar mbiemrin e ushtarakes për të nderuar kujtimin e saj.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka zhvilluar një vizitë në familjen e nën tetares Zarife Hasanaj, duke ju dhënë lajmin se Hasanaj shpallet “Dëshmore e atdheut”.