INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zayn anullon performancën në Summertime Ball për një arsye tepër të justifikueshme [FOTO]

Zayn anullon performancën në Summertime Ball për një arsye tepër të justifikueshme [FOTO]

Publikuar më: 15:46 12-06-2016

Zayn Malik do të përformonte në Capital Summertime Ball 2016 në Londër, mbrëmjen e së shtunës, por e anulloi atë për shkak se po vuan nga ankthi,  që e ka shqetësuar shumë muajt e fundit. Këngëtari i “Pillowtalk” u tregua i hapur me fansat, duke u kërkuar falje me anë të një postimi në rrjetet sociale atyre që prisnin të ndiqnin performancën e tij.

 

A photo posted by Zayn Malik (@zayn) on

“Për të gjithë ata që prisnin të shikonin performancën time në Capital Summertime Ball. Unë fluturova drejt Britanisë, në vendlindjen time, te familja ime, te miqtë e mi, dhe ajo çka është më e rëndësishmja, te fansat e mi britanikë. Por fatkeqësisht, ankthi që është duke më vështirësuar gjendjen shëndetësore prej disa muajsh, ma bëri të pamundur pjesëmarrjen. Nuk mund të kërkoj falje mjaftueshëm për faktin se nuk u tregova i sinqertë që në fillim për të gjithë ata që pritën të më ndiqnin në performancë “live”, por ju premtoj se do të bëj të pamundurën për të mos ju zhgënjyer sërish. E di mirë se ata që vuajnë nga ankthi si unë, do të më kuptojnë…”, është shprehur ylli i 1D.

Ndërkohë shumë kolegë dhe fansa u sensibilizuan me këngëtarin, duke i uruar shërim të shpejtë, një ndër ta edhe Ellie Goulding.

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049