Nuk ka patur asnjë gjurmë të të dashurit, Zayn Malik në festën e ditëlindjes së 21 vjeçares Gigi Hadid.
Modelja ka qëndruar gjithë kohën në shoqërinë e të ëmës , Jolanda Foster dhe mikes së ngushtë Kendall Jenner. Por çifti janë pikasur të puthen teksa po largoheshin nga festa duke na lënë të kuptojmë se 23 vjeçari ka dashur që këtë herë t’ia linte të dashurës gjithë qendrën e vëmendjes.
Gjë që modelja e ka patur pa kursim atë mbrëmje falë edhe pantallonave të shkurtra që i evidentonin këmbët e gjata, çizmeve me gjatësi mbi gjurin dhe një këmishe të zezë mëndafshi me rripa në një stil rock. Çifti është parë të shijojë një moment të gjithin për vete, teksa përkëdheleshin në krahët e njëri-tjetrit pas festës së zhurmshme. Në festë nuk kanë munguar me prezencën e tyre as motrat Kourtney dhe Khloe, Taylor Swift, Naomi Campbell, Jaiden Smith apo ish mikesha e Justin Bieber, Hailey Baldwin.