INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zayn i propozoi Gigi-t për martesë?! Përgjigja e saj do ju trondisë!

Zayn i propozoi Gigi-t për martesë?! Përgjigja e saj do ju trondisë!

Publikuar më: 14:50 22-12-2016

Një tronditje kolosale ka ndodhur mes Zayn Malik dhe Gigi Hadid.

Burime pranë Daily Mail bëjnë me dije lajmin shokues se këngëtari 23 vjeçar i ka propozuar supermodeles amerikane. Si të mos mjaftonte kjo, nuk është ky lajmi më i madh ën këtë mes. Çfarë mund ta mundë propozimin e Zayn Malik? Përgjigja e Gigi Hadid! Mësohet se bukuroshja 21 vjeçare e ka refuzuar propozimin e tij me arsyetimin se po lëvizte shumë shpejt. Kjo nuk është hera e parë që Zayn përfshihet në këtë mënyrë pasi edhe një vit më parë ai ishte i fejuar me ishin Perrie Edwards, të cilën përfundoi duke e braktisur. Por nëse në atë rast ishte ylli i “Pillowtalk” ai që u largua, këtë herë është “ajo” që nuk pranon të jetë kaq e afërt me të. Nuk është se mund t’i vemë faj, por shpresojmë që të mos mjaftojë kjo arsye që Zayn të bjerë sërish në dëshpërim, siç ka pohuar vetëm më parë.

Article Logic
Execution time: 0.0021240711212158