Gigi Hadid është një vajzë me fat!
Atëherë kur shumë prej nesh mendonim se ajo dhe i dashuri i saj Zayn Malik ishin në prag të ndarjes për shkak të disa thashethemeve që qarkullonin, tashmë duhet të ndryshojmë totalisht mendim. Nëse pjesa dërrmuese e jona kemi një zgjim normal, Gigi jo. Modelja 21 vjeçare ka përdorur Snapchat-in për tu mburrur në lidhje me mëngjesin e mrekullueshëm që ajo kishte me 12 shtator, teksa Zayn Malik i bënte serenatë me kitarë. 23 vjeçari dukej më “hot” se kurrë në foton e shpërndarë nga e dashura e tij, duke i rënë kitarës ndërkohë flokët i kishte të çregullta dhe bluzën e kishte hequr.
Këtë na e bëri më të qartë Gigi, teksa në foton e postuar shkroi “Mirëmngjes bukurosh!”. E kush nuk do ta donte një zgjim e të tillë.