INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zayn Malik dhe Gigi Hadid, ndarje mes dëshpërimit! Kush u mërzit më shumë?

Zayn Malik dhe Gigi Hadid, ndarje mes dëshpërimit! Kush u mërzit më shumë?

Publikuar më: 09:44 03-06-2016

Tërmet në parajsë.

Zayn Malik dhe Gigi Hadid i dhanë fund marrëdhënies së tyre pas 7 muajsh, por duket se kjo nuk ishte hera e parë që çifti ndahej. Burime pranë çiftit bëjnë me dije se marrëdhënia e tyre ishte me shumë ulje-ngritje dhe ata ishin ndarë disa herë më parë, por gjithmonë ishin pajtuar. Gjasat janë që e njëjta histori të ndodhë edhe këtë radhë, pasi raportohet se Gigi është zemërthyer nga ndarja me artistin britanik dhe po shpreson që të kthehen sërish bashkë. Zayn dhe supermodelja ishin lidhur shumë pas njëri-tjetrit dhe duket se kjo e fundit nuk e duron dot mungesën e kontaktit me yllin e “Like I Would”. Më parë ata ishin vënë re duke u zënë në festimet për ditëlindjen e bukuroshes amerikane në prill, por përsëri ia dolën të gjenin gjuhën e përbashkët. Të shohim se ç’do të ndodhë këtë herë.

Article Logic
Execution time: 0.0036211013793945