INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zayn Malik dhe Gigi Hadid sjellin të nxehtin për

Zayn Malik dhe Gigi Hadid sjellin të nxehtin për "Vogue"

Publikuar më: 09:12 06-04-2016

I kemi parë bashkë në foto të shkrepura nga paparacët, por tashmë ka ardhur koha t'i shohim ato në një set fotografik profesional.

Eshtë fjala për Zayn Malik dhe Gigi Hadid të cilët janë bërë së fundmi pjesë e një editoriali mode për muajin maj të revistës Vogue. Një editorial i realizuar nga fotografi i njohur Mario Testino, ku Zayn 23 dhe Gigi 20-vjeç kanë pozuar në qytetin e bukur jugor të Italisë, Naples. Sigurisht përveç rrobave dhe aksesorëve të shtrenjtë nga firma si Gucci, Saint Laurent, Victoria Beckham apo Ray Ban, si dhe peisazhit të mrekullueshëm, ajo çfarë bie në sy në këtë set fotografik është kimia mes dy të rinjve, një kimi prej të dashuruarish. Sa i përket revistës ajo do të dalë në treg më 26 prill!

Article Logic
Execution time: 0.003695011138916