Ish anëtari i One Direction, Zayn Malik ka anulluar koncertin e tij në Dubai.
Shkak për këtë ka qenë ankthi. Malik supozohej të performonte në Austin Rocks Arena më 7 tetor por ankthi i tij që po bëhet i vazhdueshëm, e ka detyruar të anullojë koncertin. Por ai nuk ka ngurruar t’iu dërgojë një letër të hapur fansave të tij në Dubai ku iu tha se ende nuk ndihet gati të bëjë koncertin por po punon me kapërcimin e ankthit i cili po i shfaqet rregullisht përgjatë tre muajve. “Ndjej se po bëj përparime, por sot pata ndjesinë se nuk isha mjaftueshëm i sigurtë për të realizuar koncertin e planifikuar në Dubai”, tha Zayn ku në fund i falënderoi fansat për mbështetjen.
Organizatorët e koncertit lëshuan një deklaratë ku thonin se ishin të zhgënjyer nga moskorrektesa e Zayn ndërsa mbajtësit e biletave do të marrin një rimbursim të plotë. Pas Zayn, edhe Selena Gomez është e detyruar të anullojë performancën e saj në Dubai për shkak të problemeve shëndetësore.