INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zayn Malik e shpreh mungesën për “One Direction” në këtë mënyrë...  [FOTO]

Zayn Malik e shpreh mungesën për “One Direction” në këtë mënyrë... [FOTO]

Publikuar më: 11:54 15-08-2016

Zayn Malik u largua nga grupi “One Direction” pas pesë vitesh sëbashku, në kërkim të një karriere dhe suksesi solo.

23 vjeçari së fundi ka vendosur të shkruajë një autobiografi për grupin e famshëm dhe kohën që kaloi me djemtë. “Ky libër do të jetë shumë i fuqishëm dhe Simon Cowell do të dëshirojë që këto gjëra të mos dalin në shesh. Por Zayn, është i sigurt që t’i publikojë sekretet që gjenden pas fotografive perfekte për të cilat kujdesej marketingu i grupit”, ka thënë një burim Dailymail. Gjithashtu në këtë libër, ish anëtari i One Direction do të përfshijë  edhe momente të jetës së tij private, fejesës së dështuar me Perrie Edwards si dhe lidhjen e tij me supermodelen, Gigi Hadid. Më parë Zayn kishte thënë se muzika që bënte me ish grupin e tij nuk iu përshtaste  aspak karakterit të tij, por mesa duket ish anëtari i One Direction ka filluar ta ndjejë mungesën e djemve. 

Article Logic
Execution time: 0.0035710334777832