Gigi Hadid është kokë e këmbë e dashuruar me Zayn Malik dhe ajo dëshiron që e gjithë bota ta dijë këtë. Çifti i njohur e kanë nisur 2017-ën duke na treguar se lidhja e tyre është më e fortë se kurrë! Supermodelja Hadid i ka dërguar të dashurit të saj bukurosh, një urim shumë të bukur, i cili i ka ngrohur zemrën jo vetëm Zayn por edhe ne. Gigi postoi një foto bardhë e zi të këngëtarit 24 vjeçar tashmë, i cili është duke qëndruar në një ballkon, me sytë e ngulitur në qiell. Ajo shkroi me shumë dashuri: “Gëzuar ditëlindjen i bukuri im! Jam shumë me fat që njoh dhe dua një shpirt si i yti...Uroj që ky të jetë viti yt më i mirë!!!”. Ohh Gigiii!
Mirëpo modelja 21 vjeçare nuk është e vetmja që e uroi Zayn, pasi edhe shoku i tij, Liam Payn e uroi publikisht në Twitter: “Gëzuar ditëlindjen vëlla! Të uroj gjithë të mirat dhe paç një ditë sa më festive sot”.
Tashmë jemi në pritje të urimeve nga djemtë e tjerë të One Direction, Harry Styles, Niall Horan dhe Louis Tomlinson.