Ata janë një ndër çiftet më simpatikë të showbizz dhe Zayn Malik nuk ka asgjë tjetër përveç se fjalë të ëmbla për të thënë për të dashurën e tij Gigi Hadid. 23 vjeçari duke folur për revistën Elle, kopertinën e së cilës do të zërë fotoja e tij, është shprehur se ajo çfarë e ka tërhequr të modelja e Victoria’s Secret, nuk është pamja, por inteligjenca e saj.
“Ajo është super inteligjente. Unë mendoj se kjo është arsyeja pse ajo punon kaq mirë. Ne bëjmë pothuajse të njejtën lloj pune, dhe ne mundohemi që të arrijmë gjithçka së bashku”.
Zayn dhe Hadid janë në një marrëdhënie që nga vjeshta e kaluar, ku më pas xhiruan videon e tij “Pillowtalk”. Nga puthjet pasionante në fotot e Instagramit, duke mbajtuar duart e kapura në rrugë në ditë normale, dhe deri te zënka e tyre, ne kemi parë gjithçka nga ky çift.