INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zayn Malik i çudit të gjithë me deklaratën e fundit: Ja kush më bindi të largohem nga “One Direction

Zayn Malik i çudit të gjithë me deklaratën e fundit: Ja kush më bindi të largohem nga “One Direction" [FOTO]

Publikuar më: 13:52 08-07-2016

Përpara se ta lexoni këtë do t’íu duhet të mërrni frymë thellë dhe të përgatiteni për t’u “zhvendosur” në një vend jo të zakonshëm.

Pse? Sepse është momenti për të folur për atë ditë  kur Zayn Malik njoftoi  largimin nga One Direction. Përgjigjia që ka dhënë këngëtari ka qenë mjaft befasuese.

Teksa është pyetur nga “Glamour” se si e kishte marrë vendimin për t’u  larguar nga grupi, Malik i çuditi të gjithë pasi tha se kjo kishte ardhur pas një reagimi jashtëtokësor. “Një alien më foli në ëndërr”, u përgjigj ai.

 Duke marrë parasysh faktin se vetëm disa ditë më parë Zayn u raportua se kishte probleme me ankthin dhe kishte kërkuar ndihmë edhe nga këngëtarja britanike, Adele, mendojmë se ndoshta ka vërtet nevojë  për ndonjë ndihmë.  

Article Logic
Execution time: 0.0031630992889404