INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zayn Malik ka tradhëtuar Gigi Hadid?! [FOTO]

Zayn Malik ka tradhëtuar Gigi Hadid?! [FOTO]

Publikuar më: 21:37 30-08-2016

Telashe në parajsë?! Gigi Hadid dhe Zayn Malik mund të jenë në prag të një ndarje tjetër. Vetëm dy muaj pas romancës së tyre të dytë, kanë dalë zërat se ish-këngëtari i One Direction, e ka tradhëtuar modelen me një grua ende misterioze. Një person anomin, ka postuar  në  një adresë të rremë Twitter, foto ku duket Zayn i ulur në kuzhinë me një kitarë në prehër të tij dhe disa sende të çuditshme përpara tij, armë, lugë, bishta cigaresh. Pas postimit të fotove online, gruaja e paidentifikuar ka sqaruar se kjo foto e Zayn është bërë nga një grua, me të cilën këngëtari po tradhtonte Gigi-n, gjatë kohës që ishin në një lidhje.

Ajo madje shpërndan një foto ku supozohet se janë mesazhet e shkëmbyera mes Malik dhe femrës misterioze, të cilës ai i ka kërkuar numrin e telefonit dhe i ka thënë se është në Soho. Ata gjithashtu flasin rreth “herës së fundit” kur ishin bashkë përpara se të vendosin për një vend takimi.

Nuk e dimë nëse kjo është e vertetë apo personi në fjalë po e bën për të tërhequr vëmendje, por thjesht duhet të presim edhe pak për ta mësuar të vërtetën. 

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992