Një foto e mbushur plot me ëmbëlsi është ajo që na ka sjellë Zayn Malik si kopertinën e albumit të ri “Mind Of Mine”.
Këngëtari 23-vjeçar ka zgjedhur si kopertinë një foto të tij të fëmijërisë, një foto e cila edhe pse i ka bërë fansat të bien në dashuri me fëmijën e bukur, diçka i ka irrituar së tepërmi. Çuditërisht në foton e tij Zayn kishte përdorur photoshopin për të vendosur edhe tatuazhet që ka sot në duart e tij. Një ide aspak origjinale, duke qenë se është përdorur edhe më parë nga reperi Lil Wayne. E te mendosh që muaj më parë ish anëtari i One Direction publikoi një status ku godiste të gjithë “kopjet” e të tjerëve. Si duket nuk ka vonuar të bjerë edhe vetë në këtë grackë, ndonëse singëlli "Pillowtalk" po bën namin sa i përket suksesit si në YouTube ashtu edhe në klasifikimet botërore!