INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zayn Malik kujton shoqërinë e vjetër në klipin e ri!

Zayn Malik kujton shoqërinë e vjetër në klipin e ri!

Publikuar më: 12:11 25-03-2016

Njē tjetër klip nga Zayn Malik? Pse jo!

Britaniku ka shfrytëzuar mëngjesin e kësaj të premteje për të publikuar videon e këngës "Befour", e cila gjithashtu bën pjesë në albumin debutues "Mind Of Mine" të këngëtarit. Një video 3 minuta e 26 sekonda e gjatë që tregon se si është një ditë e zakonshme e të dashurit të supermodeles Gigi Hadid. Themi e zakonshme pasi në klip Zayn shfaqet herë duke kaluar kohë me shokët e tij, herë duke shkuar në palestër, duke u qethur, duke bërë garë me makina si dhe patjetër nuk mund te mungonte një ndalesë pas mesnate për të ngrënë diçka në një fast food. I keni parasysh vetë, të njëjtat veprime që bëjmë të gjithë...në fundjavë padyshim!

Article Logic
Execution time: 0.0036721229553223