Megjithëse e hapur, në marrëdhënien e Zayn me Gigi nuk kishte munguar intriga.
Dyshja e famshme janë shfaqur së bashku disa herë në publik, por asgjë nuk ishte deklaruar ende nga vetë çifti. Por historia nuk mbyllet me kaq, pasi ata kanë performuar së bashku në skena shumë romantike për klipin e parë solo të Zayn, “Pillowtalk”. Është dashur një intervistë radiofonike për të hedhur dritë përfundimisht në këtë marrëdhënie, megjithëse në këtë pikë nuk ishte më e nevojshme. I pyetur se si ishte të interpretojë krah të dashurës, britaniku 22 vjeçar nuk ka mohuar asgjë duke thënë se është një ndjesi fantastike! Tani nuk na duhen me prova.