INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zayn Malik me profesion të ri! [FOTO]

Zayn Malik me profesion të ri! [FOTO]

Publikuar më: 20:57 11-08-2016

Nuk është sekret se Zayn Malik e ka përsosur çdo ditë e më shumë stilin e tij dhe tashmë ai është duke i shtuar një titull të ri CV-së së tij: dizenjues!  Këngëtari është bashkuar me stilistin italian Giuseppe Zanotti për një linjë këpucësh që do të dalin vitin tjetër , dhe ai përdori Instagram-in  për të ndarë këtë  lajm emocionues. A jeni edhe ju kaq të emocionuar sa ne?

Zayn postoi një foto në profilin e tij në Instagram dhe shkroi: "#GiuseppexZayn Coming 2017", duke i ngacmuar  fansat për koleksionin e ardhshëm që do të mbaje një etiketë të famshme. Zayn ka dobësi për këpucët, në mënyrë specifike për çizmet si të motociklistave, ky fakt e ndihmoji atë të dizenjonte këpucët e tij. Sipas GQ, ky bashkëpunim ka nisur pas javës së modës në Paris.

 

"Stili nuk është t’i frikësohesh faktit për të qënë  i guximshëm për disa gjëra, apo për të thënë atë që ju keni për të thënë," tha Zayn për GQ. "E ndjej se Giuseppe e bën këtë me koleksionet e tij, dhe përpiqem ta bëj uë me muzikën time”. 

Article Logic
Execution time: 0.002065896987915