Zayn Malik dhe Gigi Hadid janë një ndër çiftet më të dashura të Hollywood-it, ku çdo ditë e më shumë na tregojnë se sa të dashuruar janë me njëri-tjetrin. Madje Zayn sapo ka marrë një vendim shumë të papritur, por dhe të rëndësishëm në të njëjtën kohë për Gigi Hadid. Ai është gati të lërë gjithçka për të qenë pranë të dashurës së tij Gigi Hadid e cila momentalisht po shkëlqen në Javën e Modës në New York.
Burime pranë këngëtarit kanë konfirmuar për “Daily Mail” se Zayn ka nxjerrë në shitje shtëpinë e tij në Londër prej 3.65 milion paund në mënyrë që të shpërngulet e të bashkëjetojë me Gigi.
Duket se ish pjesëtari i “One Direction” ka gjetur veten në qytetin e Neë York-ut dhe është mëse gati të shpërngulet një herë e përgjithmonë atje.