Duket se një klip i tretë nga Zayn Malik nuk do të vonojë shumë.
E themi këtë pasi këngëtari 23-vjeçar është parë pasditen e së mërkurës në Manchester të Anglisë, duke xhiruar disa nga skenat e klipit të ri. Si fillim britaniku është kapur duke ngarë një makinë të vjetër nëpër qytet, ndërsa më vonë në mbrëmje një makine dhe një motociklete i është vënë zjarri teksa xhirohej. Pasi këtyre të fundit, Zayn ka shfrytëzuar Instagramin për të ndarë me fansat një foto teksa po realizonte një vizatim me spray të titullit "Mind of Mine", të albumit që do të publikohet më 25 mars. Ku i dihet, ndoshta edhe klipi del po atëherë!