Është zyrtare!
Zayn Malik ka arritur famën e duhur për të publikuar një libër rreth vetes së tij. Ish këngëtari i One Direction, i cili tashmë ka nisur një karrierë solo, do të na bekojë këtë dimër me një libër autobiografik. I titulluar me vend Zayn, libri është përshkruar si një “udhëtim fotografik i jetës së tij”, që përfshin histori personale, foto të cilat nuk janë parë më parë dhe vizatime.
“Unë do të ju tregoj sa më shumë të mundem kështu që ju mund të më gjykoni ashtu siç jam, jo siç mediat dhe njerëzit e tjerë thotë”, shkruan këngëtari 23 vjeçar në faqen e parë të librit. Natyrisht, kjo është pikërisht ajo çfarë duhet të shkruhej në albumin e tij të parë, por mesa duket Z do të na tregojë më shumë. Libri do të dalë në treg më 1 nëntor, dhe deri atëherë do të na “vrasë” kureshtja të dimë se çfarë do të përmbajë.
Çfarë ndodhi me Perrie Edwards? A ndjen keqardhje për ndarjen e One Direction? Si i ka marrëdhëniet me ish-pjesëtarët e grupit? Këto mund të jenë disa prej tyre.