INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zayn Malik një album në “ kurriz” të One Direction

Zayn Malik një album në “ kurriz” të One Direction

Publikuar më: 17:03 25-03-2016

Albumi i tij i shumëpritur solo ka dalë më në fund të enjten, pikërisht ditën kur ai braktisi “OneDirection” një vit më parë. Fansat risollën në kujtesë që si sot një vit më parë, ata po qanin për largimin e tij nga grupi ndërsa pas një viti ai po i shpërblen ata me një album të tërë.

I veshur me stil, me kokë të rruar dhe mjekërr, 23 vjeçari e ka kaluar pasditen duke darkuar jashtë dhe duke pozuar për foto me fansat që e adhurojnë, rrugës për në restorant.

  “Mind of mine… e juaja tani” shkroi ai në Twitter në mesnatë, shoqëruar me linkun e albumit në iTunes.  Albumit i parapriu hiti “Pillowtalk” i cili u publikua në Janar.

  E enjtja duhet të ketë qenë një ditë e ngarkuar për Zayn pasi paralel me “Mind of mine”, vjen edhe video e këngës “Befour" që është pjesë e albumit. Klipi përmbledh skena nga jeta e përditshme e këngëtarit me miqtë e tij. Ndërkaq, Zayn është parë duke xhiruar një tjetër video në Manchester.

Article Logic
Execution time: 0.0034859180450439