INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zayn Malik publikon duetin me firmën e njohur italiane [FOTO]

Zayn Malik publikon duetin me firmën e njohur italiane [FOTO]

Publikuar më: 22:03 03-01-2017

Zayn Malik mund të jetë i lidhur me një nga modelet më të bukura në industrinë e modelingut, por ai është padyshim një nga personazhet më me stil. Vitin e kaluar, ai nisi karrierën e tij solo, dhe njoftoi misionin për t’u bërë një stilist ikonë. 23 vjeçari u bë si i “shtëpisë” në eventet më të njohura të modës, dhe lançoi bashkëpunimet e tij me Versace dhe Zanotti.

Por së fundmi, brandi i njohur italian i këpuceve, “Giuseppe Zanotti” ka zbuluar këpucët e dizenjuara nga Zayn dhe duhet ta pranojmë që perveç faktit se këngëtari duket “hot”, edhe këpucët janë në të njejtën lartësi.

Ky koleksion i ri është quajtur “GiuseppexZayn” dhe përfshin 2 palë këpucë për burra dhe dy palë atlete “sneaker”, që të dyja me ngjyra të errëta organike.

Secila prej tyre përmban shkrimin dhe një pllakë-logo “Giuseppe për Zayn”. “Unë besoj se stili vjen nga të provuarit e shansit, nga të guxuarit dhe mospasja frikë për të shprehur veten”, tha Zayn në një deklaratë për shtyp. 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0033309459686279