Zayn Malik nuk është vetëm një këngëtar baladash, dhe këtë gjë artisti ka vendosur të na e vërtetojë me këngën e tij të re.
Ish ylli i One Direction sapo ka publikuar singëllin e tretë nga albumi debutues "Mind of Mine". Ndryshe nga "PillowTalk" dhe "It's You", në këtë singëll të ri të quajtur "Like I Would", 23-vjeçari vjen me një fryme të re, me më shumë ritëm. Një këngë e cila në momentin e parë që e dëgjon të kujton paksa hitin "Can't Feel My Face" të The Weeknd. Me pak fjalë fansat e Zayn Malik do të kënaqen duke kërcyer me këtë këngë përgjatë fundjavës. E kush i thotë jo kërcimit!