Jo gjithçka shkon mirë për Zayn, por të paktën ai ka gjithmonë se ku të mbështetet.
Zayn Malik u tërhoq nga festivali Summertime Ball pak minuta para performancës së tij për shkak të stresit dhe ankthit. E megjithëse mungesa e tij në stadiumin anglez Wembley i zhgënjeu të gjithë fansat e pranishëm, ata përsëri u treguan mirëkuptues për idhullin e tyre. Dhe njëra nga ato më shumë se të tjerat. Bëhet fjalë natyrisht për Gigi Hadid, për të cilën Zayn duket se mbetet heroi i saj. Ajo ka shfrytëzuar Twitter për të t’i dhënë gjithë mbështetjen e saj britanikut 23 vjeçar duke thënë se do të jetë aty për të. Fjalë prej të dashure, në rast se kishte më dyshime për lidhjen e tyre.