INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zayn Malik tradhëton Gigi Hadid me një bionde tjetër...për klipin e ri!

Zayn Malik tradhëton Gigi Hadid me një bionde tjetër...për klipin e ri!

Publikuar më: 11:40 26-02-2016

Si për të na uruar një të premte dhe një fundjavë të mbarë, Zayn Malik ka publikuar orët e para të ditës së sotme klipin e tij të dytë.

Një klip i cili doli si fillim ekskluzivisht në Apple Music, por nga ajo çfarë mundëm të shihnim tashmë në YouTube duket se do të jetë një hit. Ndryshe nga klipi i parë, në këtë që mban titullin "It's You", Zayn ka zgjedhur si protagoniste një tjetër bionde bukuroshe siç është aktorja e njohur për rolin e saj në serialin "Bates Motel", Nicola Peltz. Video e konceptuar në bardhë e zi nga regjisori Ryan Hope, e cila të jep përshtypjen e një filmi të shkurtër, ku kësaj here Zayn i duhet të fitojë vëmendjen e vajzës. Kujtojmë që "Pillowtalk" ka arritur deri më tani plot 134 milionë klikime. Urojmë e njëjta gjë të ndodhë edhe me klipin "It's You"!

Article Logic
Execution time: 0.0035650730133057