INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zayn Malik tregohet i sinqertë: Nuk jam kujdesur për veten [FOTO]

Zayn Malik tregohet i sinqertë: Nuk jam kujdesur për veten [FOTO]

Publikuar më: 19:47 21-06-2016

Fillimisht thashethemet për ndarjen nga Gigi Hadid dhe më pas një problem më madhor, sëmundja e ankthit, kanë bërë që gjërat mos të shkojnë ashtu siç duhet për Zayn Malik. Dhe pikërisht kjo sëmundje bëri që ai të mos përformonte në një koncert në stadiumin e Wembleyt në Londër. Mirëpo këngëtari 23 vjeçar ka thyer heshtjen duke rrëfyer të vërtetën në lidhje me këtë problem që po e mundon shumë. Në një intervistë për revistën “Paper”, për të cilën ka pozuar gjithashtu, Zayn ka thënë “Nuk jam ndjerë shumë mirë kohët e fundit sepse kam kënduar e festuar shumë dhe nuk jam kujdesur për veten, nuk kam ngrënë mjaftueshëm. Tani po përpiqen ti kushtoj rëndësi vetes sime”.

E keni dëgjuar albumin e parë të Zayn me titullin “Mind of Mine” që u lançua në muajin mars? Ky album ka shumë përmbajtje seksuale dhe tekste “të nxehta”, madje ish anëtari i One Direction thotë se është frymëzuar nga eksperiencat e veta. Ndoshta këtë nuk e dinit. 

Article Logic
Execution time: 0.0036659240722656