INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zayn nxjerr në rrugë mamanë e ish të fejuarës

Zayn nxjerr në rrugë mamanë e ish të fejuarës

Publikuar më: 13:30 28-03-2016

Duket se artisti i njohur Zayn Malik përndiqet nga fantazmat e të kaluarës.

Ai ka vendosur të shesë shtëpinë që kishte blerë për mamanë e ish-it, Perrie Edwards pasi ai dëshiron që të shpëtojë nga çdo gjurmë e romancës që ka  patur me Perrie-n. Këngëtari 23 vjeçar bleu shtëpi për mamanë e ish-it gjatë  dy viteve kur ai dhe Perrie  ishin të fejuar, por pas ndarjes së tyre në verë,  ka vendosur që ta shesë pronën.

Duke marrë parasysh veprimin e tij, The Sun raporton se këngëtari po  e  kërcënon me veprime ligjore nënën e Perrie-t pasi kjo e fundit nuk është në përputhje me planet që ka  për ta zhdukur çdo gjurmë të mbetur të ish-it nga jeta e tij. Duke folur për MAilOnline, një zëdhënës për ish-yllin e One Direction komentoi:  “Ajo (Debbie) është ende duke jetuar në shtëpi. Zayn e ka lejuar shumë bujarisht që ajo të jetojë atje  këto vitet e fundit, por ndërkohë që Debbie ka blerë një shtëpi me të dashurin e saj të ri, ato duhet të lëvizin që aty. Megjithatë, një mik i yllit shpjegoi situatën në lidhje me këtë dhe tha se shtëpia është pronë në emër të Zayn  dhe se e ka “urdhëruar” atë që të largohet. Sipas burimit në fjalë, Zayn i ka dhënë ultimatum Debbie-t që të dalë jashtë ose ai do ta çojë atë në gjykatë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038690567016602