Kanë kaluar 3 muaj nga grabitja e tmerrshme me armë në Paris ndaj Kim Kardashian, dhe dalëngadalë po detaje të reja po dalin në dritë. Pas shoqërimit në polici të 17 personave si të dyshuar për grabitjen spektakolare, është publikuar edhe një pjesë e dosjes së policisë ku Kim e tmerruar rrëfente momentin kur iu grabitën 8,5 mln paund bizhuteri teksa ndodhej në një hotel në kryeqytetin francez.
“Bërtita duke pyetur se kush ishte, por askush nuk u përgjigj. Unë isha në vaskë, duke u larë, kur një person i maskuar më tërhoqi dhe më çoi në dhomën e gjumit duke më hedhur në krevat”. Ndër të tjera 36 vjeçarja ka deklaruar edhe se si hajdutët e kanë lidhur recepsionistin dhe nën kërcënimin e armës, e kanë detyruar truprojën e saj t’i dërgonte në dhomën ku ndodhej ajo.
Tashmë Kim e ka marrë veten nga e gjithë kjo ngjarje shokuese, dhe i është rikthyer normalitetit pas një mungese të gjatë.