INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbardhen detaje të reja për përdhunimin e 12 vjeçares: Mamaja shikonte kur njerku abuzonte me mua

Zbardhen detaje të reja për përdhunimin e 12 vjeçares: Mamaja shikonte kur njerku abuzonte me mua

Publikuar më: 17:59 11-09-2016

Detaje të reja kanë dalë për ngjarjen e tmerrshme ku ndaj e mitura 12 vjeçare me iniciale E.Y është abuzuar seksualisht nga njerku i saj. Është daja i vajzës ai që ka bërë denoncimin e këtij rasti. 12 vjeçarja ka gjetur forcën e duhur kur u shkëput disi nga ndikimi i të ëmës për shkak të një vdekjeje në fisin e kësaj të fundit për t’i rrëfyer dajës krimin që është kryer ndaj saj. Në prani të psikologut ajo është shprehur para oficerëve të policisë gjyqësore se disa herë ndaj saj është abuzuar seksualisht në sy të nënës. Nga ana e saj vetë 40-vjeçarja ka pohuar se e ka parë Ilmiun të kryente marrëdhënie më të miturën.
Daja i vajzës ka treguar në polici se ai dhe familjarët e tjerë e kishin mohuar Selvien për shkak të stilit të saj të jetesës. Kur ajo shkoi bashkë me vajzën në fshatin e lindjes Aranitas, për vdekjen e vëllait të madh, vëllai tjetër e dëboi, por i tha që mund të linte vajzën aty për disa ditë. Ky ka qenë momenti kur e mitura mendohet të jetë ndjerë e sigurtë për të rrëfyer tmerrin që përjetonte në shtëpinë e njerkut Ilmi Hoxhaj në fshatin Mbyet të Fierit.

Të gjitha detajet duket se hedhin poshtë çdo aludim për një sajesë nga Selvia në bashkëpunim me vajzën për të hequr qafe Ilmiun pas debateve të ashpra që kishte çifti kohët e fundit. Megjithatë hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë qe persona të tjerë të kenë abuzuar me vajzën gjatë kohës që ato largoheshin nga banesa.

Article Logic
Execution time: 0.0037758350372314