Ngjarja e rëndë në Vlorë ku babai ka gjetur të vrarë djalin vetëm 13 vjec ka ndryshuar rrjedhë. Sipas policisë, dyshohet që djali është vetëvrarë pas një debati me prindërit. Ata e kanë qortuar pse ka lëvizur makinën pa leje, por i mituri ka marrë aktin ekstrem.
Informacion paraprak
Më datë 10.09.2018, rreth orës 16:40, në fshatin Fitore, Vlorë, dyshohet se është vetvrarë aksidentalisht me armë zjarri një djalë i mitur me gjeneralitetet M.A., 13 vjeç.
Në momentin e ngjarjes, fëmija ka qenë vetëm duke luajtur në një godinë ngjitur me banesën, ky dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri tip Pistoletë TT.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.