Arkimed Lusha ose Stresi siç e quajnë në botën e showbizit, ditën e sotme është arrestuar nga forcat e policisë. Menjëherë pas arrestimit të tij, mediat onlinë dhe jo vetëm e kenë vënë reperin në qendër të vëmendjes.
Pak orë më vonë janë zbardhur edhe detajet ku policia thotë se Stresi u kap në lokal duke konsumuar kokainë.
"Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një qese ambalazhi brenda të cilës kishte një sasi pluhuri me ngjyrë të bardhë e dyshuar e llojit kokainë, një pjatë porcelain ku sipër saj kishte një sasi pluhuri me ngjyrë bardhë dhe dy karta karburanti", thekson policia.