Pesë persona janë arrestuar në fshatin Nikël të Krujës pas operacionit të gjerë policor atje të zhvilluar mëngjesin e sotëm. Burime të prokurorisë bëjnë me dije janë arrestuar shtetasit Lutfi Haka, 67 vjeç, djali i tij, Marklen Haka, 27 vjeç, Ylli Çangu, 42 vjeç, Skender Leza, 34 vjeç, si dhe Valter Bami, 32 vjeç.
Gjatë operacionit të koduar "Forcat e Ligjit", u bënë kontrollet e banesave të shtetasve: Durim Bami, Valter Bami, Genc Pajtoni, Ylli Çangu, Marklen Haka, Bedri Haka, Skender Leza, Flamur Haka dhe Zyber Bami.
"Sot më datë 12.08.2018, në vazhdim të opionit Policor të koduar “Forca e Ligjit” , forcat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e hetimeve të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Krujë , lidhur me gjetjen dhe sekuestrimin e sendeve te kundraligjshme, bënë ekzekutimin e vendimeve për kontrollin e banesave të shtetasve : Durim Bami, Valter Bami, Genc Pajtoni, Ylli Çangu, Marklen Haka, Bedri Haka, Skender Leza, Flamur Haka dhe Zyber Bami, ku në pëerfundim të kontrolleve u bë arrestimi në flagrancë:
1. Lutfi Haka, i biri i Beqir dhe Fajdie, dtl 16.05.1951, lindur dhe banues ne fshatin Zeze te Rrethit Kruje, gjinia mashkull, kombesia shqiptare, arsimi 4 klase, i denuar me pare.
2. Marklen Haka, i biri i Lutfi dhe Lutfie, i dtl 04.04.1991, lindur dhe banues ne Zeze te rrethit Kruje , gjinia mashkull, kombesia shqiptare, arsimi 8 klase, i denuar me pare.
3. Ylli Çangu , i biri i Hamidit dhe i Tijes, i dtl 22.07.1976, lindur dhe banues ne fshatin Nikel te rrethit Kruje, arsimi 12 klase, i padenuar me pare.
4. Skender Leza, i biri i Hasanit dhe Zyrase, i dtl 15.08.1984, lindur dhe banues ne fshatin larushk te rrethit Kruje, me arsim 4 klase, i denuar me pare.
5. Valter Bami , i biri i Dilaverit dhe Meremes, i dtl 17.08.1986, lindur dhe banues ne fshatin Larushk te Rrethit Kruje, me arsim 4-vjecar , i pa denuar me pare.
Gjate kontrollit te ushtruar ne banesat e personave te mesiperm u gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e provave material:
1. Nje arme zjarri Pistolete e martkes Bareta , me Nr L95899Z.
2. Nje arme zjarri Revolver “Trident” , me nr 10883.
3. 28 njezet e tete cope Fisheke luftarake me caliber 9mm.
4. Tre arme gjahu.
5. Nje pushke sportive pleumatike."