Janë zbardhur të tjera përgjime që hedhin dritë mbi konfliktin në familjen Ndoka që çoi edhe në arrestimin e vetë Arben Ndokës, ish deputet i PS dhe vëllait të tij Gjevi Ndoka.
Newsbomb.al tregon se e gjithë ngjarja ka ndodhur për një pronë e cila i ka kaluar në pronësi dhëndrit të Aleksandër Ndokës, vëllait tjetër të familjes, i ekzekutuar në mënyrë misterioze një vit më parë.
Pas ardhjes në dijeni të këtij momenti, Arben Ndoka është acaruar dhe ka pasur debate të forta me motrën e tij Mimoza Ndoka dhe vëllain e tij, të dyshuarin Gjevi Ndoka, raporton newsbomb.al.
Nga përgjimet në vijim, sqarohet se Arben Ndoka, duke pasur idenë se anëtarët e tij të familjes kishin dalë nga rregullat “kanunore” familjare, është acaruar dhe ka akuzuar vëllain më të madh, të ndjerin Aleksandër Ndoka, duke qenë se pronën që realisht duhet të ishte në emër të tij, i është dhënë, pa ndonjë shpjegim dhëndrit të Aleksandrit.
Në vijim tregohet shqetësimi që kishte sidomos Mimoza dhe Gjevi pasi kishin frikën e ndonjë përplasje fizike ndërmjet vëllezërve Aleksandër dhe Arben.
+760 – Gjevi Ndoka
+70- Bled Ndoka- shkodrani
Gjevi Ndoka: Hë a janë bashkë, a i ke dhanë?
Bled Ndoka: S’di mor gja, ala s’ka dalë “Ai”
(mendohet se flet për drejtorin në polici)
Gjevi Ndoka: Heeeej, si do t’i thuash mor vëlla
Bled Ndoka: T’i them ka kenë ai mor... Zefi po s’e di si ka dalë certikata tanë bashkë