INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 29-vjeçares / Inspektoriati Teknik: Çfarë e shkaktoi zjarrin në ashensor

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 29-vjeçares / Inspektoriati Teknik: Çfarë e shkaktoi zjarrin në ashensor

Publikuar më: 15:11 21-01-2017

Pas kryerjes dhe inspektimit të Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial, zjarri ka rënë në depozitën e vajit në ashensor, ndërsa më pas është dëmtuar kabina. Sipas ISHTI-së, kabina e ashensorit ka qenë me material konstruktiv të djegshëm se nuk ka pasur rënie automati monofazor të familjarëve. Nga verifikimet e kryera ISHTI thekson se shkaku i zjarrit është bërë instalimi i depozitës së vajit në ashensor, duke shkaktuar vdekjen e Drilona Duricit.

“Në pallatin ‘Eni’ shpk, Shkalla 1 (Nga veriu), rruga “Muhamet Deliu” Qesarakë, rreth orës 09:48 ka marrë zjarr depozita e vajit të ashensorit hidraulik e cila ndodhej brenda kafazit të ashensorit. Zjarri i rënë ka dëmtuar kabinën e ashensorit dhe pastaj ka shkaktuar vdekjen e një banoreje të këtij pallati. Kabina ndodhej e pozicionuar në katin e parë dhe kishte edhe ajo në brendësi material konstruktiv të djegshëm. Nga kontrolli i rrjetit elektrik tek dy box-et kolektiv rezultoi se nuk kishte asnjë rënie automati monofazor që i përkiste familjarëve. U konstatua se ishte në pozicionin e ulur (i stakuar) automati trefazor i ambienteve të përbashkëta nga i cili furnizohej me energji elektrike ashensori hidraulik i pallatit. Shkak i zjarrit është kryesisht instalimi i depozitës së vajit brenda kafazit të ashensorit hidraulik por kjo gjendje nuk do të influencohej nëse nuk do të shoqërohej edhe nga moslejimi i rrjedhjeve të vajit, mospastrimi i vajit të rrjedhur dhe i papastërtive në fundin e kafazit të ashensorit. Nuk ka funksionuar ndonjë skemë lajmërimi për dëmtimin e ashensorit sipas kërkesave dhe standardit për ashensorët. Pasojat për jetën, dëmtimi i pajisjeve dhe mjedisit janë:

-Një banore e pallatit ka humbur jetën

-Ashensori i shkallës është dëmtuar në elementet e tij që influencoheshin nga flakët

-Të gjitha hyrjet deri në katin e katërt janë bërë me blozë dhe banorët e hyrjeve përkatëse janë traumatizuar e kanë vështirësi në frymëmarrje.”, thuhet në njoftimin e plotë të ISHTI-së.

Ndërkohë, pas pretendimeve të banorëve se janë ankuar disa herë për ashensorin dhe se askush nuk është përgjigjur për ta mirëmbajtur, burime bënë me dije për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ se ky lloj ashensori duhet të punojë vetëm në fabrika e miniera, por kurrsesi për pallate, duke thelluar kështu më shumë skandalin, që shkaktoi tragjedinë me një viktimë.

Ngjarja

Zjarr i përmasave të mëdha ra dje paradite në zonën e Freskut, ndërsa rezultoi fatal për 29-vjeçaren Drilona Durici, e cila u nxor e karbonizuar nga ashensori i pallatit ku jetonte. Mësohet se e reja ishte e martuar dhe nënë e një fëmije të vogël, ndërsa bashkëshorti i saj jetonte në Gjermani. E reja ka qenë duke hyrë për në banesë kur ra zjarri, pasi kishte bërë pazar dhe në dorë kishte çantat me ushqime.

Article Logic
Execution time: 0.0038290023803711