Në fund të janarit, aksidenti tragjik me helikopter që i mori jetën Kobe Bryant, vajzës së tij dhe 7 pasagjerëve të tjerë shokoi mbarë botën. Departamenti i Mjekësisë në Los Angeles ka publikuar dje raportin e autopsisë për ngjarjen që ndodhi më 26 janar.
“Shkaku i vdekjes për të nëntë viktimat u vërtetua si traumë e hapur. Mënyra e vdekjes u vërtetua si aksident. Testi nuk zbuloi praninë e alkoolit ose drogave të ndryshme. Trupi i pilotit u testua për substanca, përfshirë benzodiazepines, kokainë, fentanil, heroinë, marijuanë, opioide, fenciklidinë dhe amfetamina”, thuhet në raportin e autopsisë.
Pilot ishte 50-vjeçari Ara Zobayan, i cili po ashtu ishte piloti personal i Bryant. Kujtojmë se që në fillim është dyshuar se aksidenti është shkaktuar nga mjegulla e dendur.