INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbardhet axhenda e Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry në Shqipëri!

Zbardhet axhenda e Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry në Shqipëri!

Publikuar më: 10:48 11-02-2016

Edhe pse do të qëndrojë vetëm tre orë në Shqipëri ditën e djelë, Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry do të kryejë takime intensive të paktën deri tani të përcaktuara me Kreun e Qeverisë, Ramën dhe atë të opozitës, Bashën.

Temat e diskutimit do të jenë muxhahedinët iranianë, ku pritet të falenderojë Shqipërinë zyrtare për ndihmën që ka dhënë, por dhe marrjen së fundmi përsipër të strehimit të rreth 1 mijë anëtarëve të opozitës iraniane.

Pika e dytë e diskutimit pritet të jetë reforma në drejtësi dhe kjo ishte  e pritshme, pasi SHBA përmes ambasadorit Lu ka shpërndarë argumenta të shpeshta dhe të forta në lidhje me përfundimin e kësaj reforme. Në axhendë mendohet të jetë dhe një temë mbi Kosovën, pasi situata politike në shtetin më të ri të botës është mjaftë e nxehtë.

Article Logic
Execution time: 0.0034589767456055