Përfaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini do të vijë në Tiranë ditën e nesërme dhe do të takohet me zyrtarët më të lartë të vendit.
Gjatë vizitës së nesërme, Mogherini do të takojë presidentin Nishani, kryeministrin Rama, kryeparlamentarin Meta, por jo kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.
Kreu i opozitës, deri tani nuk është përfshirë në axhendën e Mogherini, por askush nuk ka dhënë asnjë arsye, përse përfaqësuesja e lartë për Politikën e Jashtme në Bashkimin Europian e ka përjashtuar zotin Basha nga axhenda e saj politike në Tiranë.
Mospërfshirja e Bashës në axhendë është konfirmuar nga stafi i Mogherinit si dhe burime nga Partia Demokratike për disa media në vend.
Federica Mogherini ka parashikuar në axhendën e vet një takim me drejtuesit e Parlamentit, ku opozita është e përfshirë në nivelin e nënkryetarit të Kuvendit, kryetarit të grupit parlamentar dhe kryetares së Komisionit të Integrimit.