INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbardhet biseda, zbulohen ofertat e ndërkombëtarëve për Bashën

Zbardhet biseda, zbulohen ofertat e ndërkombëtarëve për Bashën

Publikuar më: 19:11 02-05-2017

Kanë dalë detajet e para në lidhje me atë çfarë ka ndodhur në këto momente në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Ashtu siç u raportua edhe më parë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komunikuar me zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian, Joseph Daul, David McAllister dhe Knut Fleckenstein, përmes telekonferencës gjatë mbledhjes së grupit Parlamentar të PD-së.

Mësohet se ndërkombëtarët kanë ripërsëritur ofertën e 22 Prillit për kryeopozitarin Basha, që konsiston në marrjen e drejtimit të katër institucioneve të rëndësishme si dhe ndryshimin e katër ministrave të qeverisë aktuale.

Ndërkombëtarët kanë insistuar në zgjidhjen e krizës përmëes dialogut dhe negociatave, duke thënë se bojkoti i zgjedhjeve është i papranueshëm.

Oferta për Bashën:

Vendosjen e disa ministrave teknikë

Shtyrja e zgjedhjeve brenda një kufiri të lejuar

President konsensual

Drejtimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit

Drejtimi i Avokatit të Popullit

Drejtimi i Komisionit të Qendror të Zgjedhjeve.

Ndryshimi i krerëve të policisë

Ndryshimi i Kodit Penal për rritjen e dënimit për krimet zgjedhore

Çfarë kërkon Basha:

Kryeministër teknik

Votim elektronik

Article Logic
Execution time: 0.0036811828613281