INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbardhet dëshmia e 35-vjeçares që vrau burrin në tregun e Milotit

Zbardhet dëshmia e 35-vjeçares që vrau burrin në tregun e Milotit

Publikuar më: 13:42 17-06-2018

Gruaja që ekzekutoi burrin mëngjesin e ditës së sotëm ka dhënë dëshminë para policisë ku ka treguar edhe motivin që e shtyu drejt krimit të rëndë. “Krimin e kam kryer për motive xhelozie, pasi bashkëshorti me tradhtonte”, mësohet të ketë thënë Violeta në polici. Pasi qëlloi mbi bashkëshortin e saj Violeta Donaj, ka tentuar të largohet por është ndaluar nga forcat e policisë. Ajo ka shpërthyer në lot ndërsa është ndaluar nga policia. Nëna e dy fëmijëve të mitur, i mori jetën burrit të saj, duke e qëlluar me katër plumba pistolete në mes të tregut të Milotit, aty ku çifti kishte një dyqan me rroba të vjetra. Çifti Kujtim dhe Violeta Donaj shisnin në tregun e Milotit, vend ku ndodhi edhe krimi. Po ashtu bëhet e ditur se çifti ishin prindër të dy fëmijëve adoleshent. Një nga tregtarët i tha policisë se viktima i kishte kërkuar gruas të bënte sa me shpejt 10 mijë lekë të vjetra xhiro dhe t’ia jepte atij. Kujtim Donaj njihej si konsumator alkooli dhe mes çiftit kishte debate te vazhdueshme. Sapo burri i kërkoi gruas lekë, ajo nxorri pistoletë nga çanta dhe qëlloi mbi të katër herë, duke e lënë të vdekur në vend.

Article Logic
Execution time: 0.0035650730133057