INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbardhet dëshmia e plotë e burrit që hodhi bashkëshorten nga dritarja

Zbardhet dëshmia e plotë e burrit që hodhi bashkëshorten nga dritarja

Publikuar më: 20:46 06-12-2016

Ferdinand Ruko është dënuar me “arrest me burg” nga Gjykata e Krimeve të Rënda ditën e sotme, pasi vrau gruan duke e hedhur nga dritarja e tualetit në Fier para disa ditësh.

Ruko nuk ka dhënë asnjë deklaratë në gjyq në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Ndërkohë që ai është shprehur i penduar për veprimin që kishte kryer, për faktin se tashmë dy fëmijët e tyre do të mbeteshin jetimë, sipas dëshmisë së tij papara hetuesve, dëshmi kjo e zbardhur nga Televizioni Klan.  Ai ka rrëfyer me detaje në polici atë çka ndodhi në apartamentin e tyre.

 Ferdinand Ruko: Shkova në shtëpi dhe Liljana nuk më pranoi. Nisëm grindeshim, i futa duart në fyt dhe e shtrëngova fort. I thashë: Mbylle gojën se kjo gojë e shkatërroi shtëpinë dhe familjen. Më goditi në fytyrë dhe më tha: Kriminel, gjakpirës.

Më pas Ruko iu ka rrëfyer hetuesve si kishte hedhur gruan nga dritarja e tualetit të shtëpisë.

Ferdinand Ruko: I vendosa duart e Liljanës poshtë sqetullave dhe e tërhoqa drejt tualetit. E ngtria me shpinë dhe e vendosa në parmaku i dritares. Liljana reagonte duke tentuar që të mbahej në anët e dritares, por unë shtyva atë duke e hedhur përjashta. Jam i penduar, pasi tani kam dy fëmijë jetimë.

Më pas Ruko, ka pohuar se pasi kishte kryer krimin kishte njoftuar policinë, si dhe kishte telefonuar të vëllain duke i thënë se çfarë kishte bërë.

Article Logic
Execution time: 0.003727912902832