INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbardhet dëshmia e policit që ju vetëvra bashkëshortja. 'Po debatonim, mori pistoletën dhe mu drejtua...'

Zbardhet dëshmia e policit që ju vetëvra bashkëshortja. 'Po debatonim, mori pistoletën dhe mu drejtua...'

Publikuar më: 12:00 08-08-2018

Policia e Durrësit ka lënë të lirë ditën e sotme oficerin e policisë të cilit ju vra bashkëshortja dy ditë më parë me armën e tij të shërbimit.

Ditën e sotme zbardhen dhe detaje të tjera nga ngjarja e rëndë.

47-vjecarja Mirjeta Hajdari u vetëvra në oborrin e shtëpisë në praninë e familjarëve.

Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se ishte vetë efektivi Sherif Hajdari ai që ka lajmëruar kolegët e tij për ngjarjen e rëndë, shkruan Panorama.

Pas shoqërimit në Polici, ai ka rrëfyer dinamikën e saj, por më pas ai u prangos për shkaktim të vetëvrasjes.

“Ishim duke debatuar për gjëra të përgjithshme në familje. Nuk kishim ndonjë debat specifik, të paktën jo për motive të dobëta.

Unë jam i sëmurë dhe mjekohem për tensionin e lartë. Ishte ora rreth 13.00 dhe siç thashë po debatonim me njëri-tjetrin. Aty ishte kunata ime (nusja e vëllait) dhe familjarë të tjerë, pasi kemi një shtëpi 3-katëshe dhe jeton aty edhe vëllai im me familjen. Llaf pas llafi, ‘jo kështu po ashtu’, debati mori përmasa të tjera. ‘Kush je ti, kush jam unë’, ‘jo ti po unë’.

Kështu muhabetesh, në dukje pa rëndësi, por që prodhonin debate. Kur ndërkohë që dolëm përjashta, Merita shkoi në dhomën tonë të gjumit, mori pistoletën time dhe doli në oborr ku ndodheshim ne të tjerët.

Aty drejtoi pistoletën në kokë dhe qëlloi veten. Sa e pashë që kishte pistoletën në dorë, i thërrita ‘mos, mos’, por ndërkohë ajo e shkrepi pa më dhënë mundësinë t’ia hiqja nga dora.

Kjo është dinamika e ngjarjes. Nuk kishte ndonjë arsye madhore për të ndërmarrë aktin e rëndë. Jemi shumë të dëshpëruar pasi unë humba bashkëshorten, ndërsa djemtë e mi nënën e tyre”, ka deklaruar ndër të tjera efektivi para kolegëve të tij në Drejtorinë e Policisë së Durrësit.

Article Logic
Execution time: 0.0048720836639404