INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbardhet e vërteta e një vrasjeje. Do befasoheni me autorin…

Zbardhet e vërteta e një vrasjeje. Do befasoheni me autorin…

Publikuar më: 08:21 09-08-2016

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në Greqi, mes dy kushurinjve nga Lushnja. Denis Zaka, 26 vjeç së bashku me kushëririn Vladimir Murrizi jetonin në Greqi por këtij të fundit dikush i morri jetën. Policia e Fierit zbardhi dhe dokumentoi vrasjen në Greqi të shqiptarit Murrizi, pasi kushëriri i tij dhe i ati i viktimës kallëzuan vrasjen e rëndë.
Por ajo që s’pritej ndodhi, policia përmes interpolit grek, mësoi se i akuzuari kryesor ishte vetë kushëriri që bëri dhe denoncimin. Blutë kanë arrestuar Denis Zakën.
Policia e Fierit më pas raportoi se bashkëpunoi me Interpolin dhe Policinë Greke të cilët kishin gjetur të groposur trupin e viktimës. Sipas policisë nga kryerja e veprimeve proceduriale lindën dyshime të bazuara se ishin para një krimi vrasje dhe se i dyshuar ishte shtetasi Denis Zaka, kushëriri i parë i tij. Blutë sqarojnë se pasi u intervistua shtetasi Denis Zaka, kishte shumë kontradikta në thënie që nuk përputheshin me tabulatet telefonike. I vendosur para provave kontradiktore për ato që kishte deklaruar, pranoi se ai e kishte kryer vrasjen e kushëririt të tij, shtetasit Vladimir Murrizi, duke dhënë shpjegime të hollësishme për motivin, mjetin me të cilin kishte realizuar vrasjen, dhe vendin ku e kishte fshehur kufomën në Greqi.

Article Logic
Execution time: 0.0035581588745117