INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbardhet e vërteta/ Ja pse u vetëvar babai i tre fëmijëve në Vlorë

Zbardhet e vërteta/ Ja pse u vetëvar babai i tre fëmijëve në Vlorë

Publikuar më: 15:53 06-08-2017
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin bregdetare të Vlorës, ku një burrë babai tre fëmijëve i dha fund jetës duke u vetëvarur në banesën e tij. Shumë detaje të reja dalin në shesh për shkaqet që e detyruan kryefamiljarin ti japi fund jetës në këtë mënyrë tragjike. Pedagogu nga Vlora, Ilir Metaj ka treguar përmes një postimi në Facebook arsyen që çoi babanë e tre fëmijëve t’i jepte fund jetës së tij. Ai thotë se kryefamiljari i ka dhënë fund jetës së tij në mënyrë tragjike, pasi ka humbur paratë në kazino. Metaj jep edhe detaje nga tragjedia dhe shkruan se kazinotë mbjellin vetëm plagë sociale. POSTIMI I PLOTE Dje, ne pallatin ku banoj, ndodhi një tragjedi. Një burrë vari veten. Ishte baba i tre fëmijëve. Arsyeja ? Ishte zhytur ne borxhe sepse kishte humbur shume ne kumar. Kazino..aty ku “party” zgjat 24 ore ne 24. Vërtet zgjat shume… Shpesh here zgjat sa një jete qe do të shuhet ne mëngjes,nen nje litar qe lëkundet dhe nje letër e zhubrosur me dy fjalët e fundit: me fal nene, i humba ne kumar… me fal e dashur, i humba ne kumar… me falni te dashur fëmije, babi humbi në kumar leket e kredisë… me fal, ti ëndrra ime e gënjeshtërt, te humba ne kumar… Sot ne mëngjes një grua u gdhi e ve, me tre fëmije te vegjël për te rritur dhe nje mal me borxhe ne kurriz.
Article Logic
Execution time: 0.0037400722503662