INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbardhet emri i shqiptarit që u plagos ne Itali gjatë sherrit me gazetarin e njohur... [FOTO]

Zbardhet emri i shqiptarit që u plagos ne Itali gjatë sherrit me gazetarin e njohur... [FOTO]

Publikuar më: 20:27 15-11-2017

Del emri i plotë i shqiptarit nga Durrësit i cili u plagos mbrëmjen e djeshme në Savona, në një atentat ne Itali.

Mediat italiane shkruajnë se Policia ka venë në pranga tre persona pasi dyshohet të jenë autorë të plagosjes së 23-vjeçarit Rodeo Sinjari. I riu nga Durrësi mori një plagë në këmbë kur u qellua në Savona.

‘Ansa’ shkruan se shqiptari banonte në Toirano. Ai i shpëtoi vdekjes, pasi në nxitim e sipër u fut në një dyqan cigaresh elektronike dhe mundi t’i shmangej plumbave.

Sipas mediave italiane, mri i shqiptarit nuk ishte i panjohur për policinë italiane, pasi ai ishte përfshirë në një sherr në gusht të 2015- ës me gazetarin Vittorio Brumotti e “Striscia la Notizia”, bashkë me familjen e tij.

Vittorio Brumotti, gazetari i njohur italian i “Striscia la notizia”, u dhunua më 19 gusht të vitit 2015 nga i riu shqiptar, Rodeo Sinjari dhe babai i tij. Brumotti, ka qenë kampioni italian në disiplinën sportive ‘Bike Trial’ e njëkohësisht gazetar televiziv në programin “Striscia la notizia” në Kanale 5.

Ngjarja ndodhi në provincën e Savonës, ndërsa pas sherrit me shqiptarët rrezikoi seriozish syrin e tij. Gazetari një ditë pas ngjarjes së rëndë deklaroi se ishte trembur për vdekje dhe madje kishte menduar se mund të vdiste. “Kam qenë duke u stërvitur me tim atë dhe dy atletë që marrin pjesë në botërorin e bike trial.

Po ndiqja makinën e sigurisë, që drejtohej nga një miku im, në të cilën ishte edhe i biri. Në atë moment makina e sigurisë parakalohet nga një makinë tjetër, nga e cila është hedhur ujë në fytyrën e mikut tim dhe më pas edhe një shishe drejt makinës. Miku im iu tha “çfarë po bëni?”. Makina ndaloi dhe djali i drejtuesit doli dhe qëlloi Fabion në fytyrë me grusht. Unë, duke parë atë të trembur, vrapova tek ai dhe e gjenda veten në mes Jam goditur në fytyrë, nga syri i djathtë, që nuk ishte shëruar ende nga një rrëzim i një viti më parë, shkruan syri.

Pastaj erdhi edhe babai i djalit, që gjithashtu filloi të më godiste. Goditën edhe tim atë, që ishte rrëzuar. Unë dhe im atë u ndjemë vërtet të rrezikuar për vdekje. Më kërcënuan me vdekje pasi më rrahën dhe kërcënuan madje edhe ata që filmuan sherrin”, ka thënë ai dy vite më parë.

Familja Sinjari ishte e para e cila pas zënkës denoncoi ngjarjen në rajonin e policisë së zonës. Ata janë të asistuar nga një studio avokatie më e mira e këtij territori dhe nga avokati mjaft i njohur penalist Enrico Nani. Shqiptarët pretenduan se ishin pala e dëmtuar e kësaj ngjarjeje, dhe se kishin reaguar për t’u mbrojtur nga aktet e dhunshme të gazetarit italian e miqve të tij.

auto_Screenshot_11510756369.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0020430088043213