INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbardhet lista, këta janë drejtorët e spitaleve që duhet të japin dorëheqjen

Zbardhet lista, këta janë drejtorët e spitaleve që duhet të japin dorëheqjen

Publikuar më: 17:37 31-07-2017

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në kryeministri të gjithë drejtorët e spitaleve ku duke bërë një pasqyrë të situatës në sistemin e shëndetësisë, ka kërkuar që të japin dorëheqjen.
Ja drejtorët e spitaleve që duhet të japin dorëheqjen brenda 24 orëve sipas kërkesës së kryeministrit:

1. Drejtori i spitalit të Durrësit: Alban Ramohitaj

2. Drejtoresha e spitalit të Elbasanit Desantila Tahiraj

3. Drejtori i spitalit të Beratit: Idlir Frashëri

4. Drejtoresha e spitalit të Fierit: Brunilda Cami

5. Drejtoresha e spitalit të Vlorës: Brunilda Mersini

6. Drejtori i spitalit të Gjirokastës: Roland Karalli

7. Drejtori i spitalit të Lezhës: Nevruz Bare

8.Drejtori i spitalit të Pogradecit: Genti Çala

9. Drejtori i spitalit të Shkodrës: Përparim Çela

10. Drejtoresha e spitalit të Kukësit: Hakie Zeneli

11. Drejtori i spitalit të Peshkopisë: Beqir Bici

Shpëtojnë drejtorët e spitaleve të Tiranës

Nga ky urdhër i kryeministrit Rama kanë shpëtuar drejtorët e Tiranës, të cilët sipas kreut të qeverisë, e kanë bërë mirë punën e tyre në menaxhimin e institucioneve shëndetësore.

“Shëndetësia kërkon menaxhim dhe të gjitha të dhënat e marrra qoftë në mënyrë zyrtare qoftë nga ankesat e publikut flasin për një nivel menaxhimi të papranueshëm“, u shpreh Rama

Article Logic
Execution time: 0.0038700103759766