Një nga pikat më të debatuara sa i përket grabitjes të ndodhur në 9 prill në Rinas ishte edhe pyetja sa para u grabitën.
Raportimet lidhur me shumë e eurove të grabitura deri më tani kanë qënë kontradiktore.
Por këtë të mërkurë Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë përgjigje zyrtare nga 3 bankat e nivelit të dytë, ku konfirmohet se në aeroportin e Rinasit janë grabitur rreth 6 milionë euro.
Deri më tani për grabitjen në Rinas janë arrestuar 6 persona, ndërsa gjatë përballjes me policinë mbeti i vrarë Admir Murataj.