INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbardhet plagosja e truprojës në Sarandë

Zbardhet plagosja e truprojës në Sarandë

Publikuar më: 11:37 15-09-2018

Policia ka zbardhur plagosjen e një truproje në orët e para të mëngjesit të së premtes në Sarandë. Shtetasi me iniciale A.L., 37 vjeç nga Vlora, u qëllua me armë zjarri në ambientet e jashtme të një lokal-disko rreth orës 02:32 në lagjen nr.1, ku punonte si truproje.
"Autori i dyshuar me iniciale D.M., 31 vjeç, banues në Sarandë, duke përfituar nga errësira është larguar menjëherë me një automjet nga vendi i ngjarjes.
Ai është shpallur në kërkim nga policia dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobta," raporton policia.
Ndërsa është vënë në pranga Joan Bulin, 36 vjeç, lindur në Tiranë, me banim të përkohshëm në Sarandë, i cili punonte si truproje po në të njëjtin lokal.
Si pasojë e ngjarjes, i dëmtuari A.L ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprat penale "Moskallëzimi i krimit", "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’’.

Article Logic
Execution time: 0.0035779476165771