Një adoleshent nga Laçi natën e ndërrimit të viteve u gjet në tarracën e pallatit të tij pa jetë dhe me një plagë në kokë. Ai kishte dalë të hidhte fishekzjarrë. Sot është zbuluar se dyshimi se mund të ishte gjuajtur me plumb ishte i vërtetë. Policia njofton se për këtë arsye janë arrestuar tre të rinj pas publikimit të një video në rrjetet sociale ku shfaqeshin, duke qëlluar me armë zjarri në natën e ndërrimit të viteve. Të arrestuarit kanë qëlluar me breshëri automatiku në fshatin Sanxhak të Laçit ku dyshohet se humbi jeten nga një plumb rikoshet edhe Klajdi Gjeta, 16-vjeç.