INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbardhet skema, ja si futeshin prostitutat në burgjet shqiptare për VIP-at e krimit

Zbardhet skema, ja si futeshin prostitutat në burgjet shqiptare për VIP-at e krimit

Publikuar më: 19:21 25-08-2019

Zbulohet një skemë e përhapur prostitucioni ndër vite, nga bosët e krimit në burgjet shqiptare. Duke shfrytëzuar një të drejtë që ia njeh ligji atë të një takimi special 5 orësh njëherë në muaj me bashkëshortet, partneret ose bashkëjetueset, të burgosurit VIP kanë mundur të përfitojnë shërbimet e prostitutave në burgjet shqiptare.

Sipas asaj që ka treguar një burim nga departamenti juridik në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për “TCH”, prostitutat futeshin në burgje duke u shtirur si partnere apo bashkëjetuese.

Për t’u futur brenda ambienteve të burgut dhe për të kënaqur epshet e klientëve të tyre, që në shumë raste ishin koka të krimit, ato duhet të paraqisnin vetëm një vërtetim të noterizuar, i cili kushtonte 3.000 lekë.

Në këtë vërtetim shkruhej se ato ishin gratë ose bashkëjetuese të të burgosurve. Kaq mjaftonte, por sipas nenit 163 Kodit të familjes thuhet se:

Personat bashkëjetues mund te lidhin marrëveshje para noterit, ku përcaktojnë pasojat qe rrjedhin nga bashkëjetesa.’’

Si prova mund të paraqiteshin foto nga momente të ndryshme familjare, llogari bankare të përbashkëta ose dhe dokumente bashkëpronësie.

Por asnjëra prej këtyre prova nuk është kërkuar dhe për vite me radhë prostitucioni është ushtruar edhe brenda burgjeve shqiptare.

Article Logic
Execution time: 0.0036139488220215